Projekti i stadiumit të ri

Milani me stadium të ri, kuqezinjtë bëjnë hapin e parë për ndërtimin e impiantit modern! Gati në 2028

9 Shkurt, 16:52| Përditesimi: 9 Shkurt, 16:55

  • Share

Rinovim i "San Siros", një stadium i ri për Milanin dhe Interin së bashku, apo nga një për secilin ekip? Kjo është pikëpyetja e madhe që drejtuesit e dy klubeve nga Milano kanë filluar t'i japin përgjigje.

Te Milani kanë bërë hapin e parë për një stadium të ri. Bëhet fjala për blerjen e truallit prej 256.319 metrash katrorë në zonën e San Donatos në Milano. Tanimë drejtuesit e Milanit kanë gati projektin dhe pritet që stadiumi i ri të nis nga puna, me shpresën se në vitin 2028 do inaugurohet. Të paktën kështu është plani.

Hapi i parë i rëndësishëm tanimë është hedhur dhe pas miratimit nga Këshilli Bashkiak të qytetit më 25 janar, trualli tanimë është në pronësinë e shoqërisë amerikane që menaxhon klubin.

19 herë kampionët e Italisë kanë në plan ndërtimin e stadiumit prej 70 mijë vendesh deri në vitin 2028.

"Gjatë vitit financiar, aksioneri i shumicës "ACM Bidc BV" kreu një pagesë drejt një të ardhmeje më të mirë. Rritja e kapitalit në favor të shoqërisë mëmë AC Milan SpA për një total prej 40 milionë eurosh të nevojshme për të mbuluar shpenzimet dhe investimet në lidhje me projektin "Stadiumi i Ri" dhe për forcimin e kapitalit të shoqërisë mëmë", thuhet në reagimin e Milan, që nuk zbuloi shumën për blerjen e 256.319 metrash katrorëve tokë.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxn: 09/02/2024 16:54

    Ne 2008 e?! Epo mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?