Milani mban “gjallë” kampionatin, përmbyset Juventusi (VIDEO-GOLAT)

8 Korrik 2020, 11:12| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 11:49

  • Share

“Çmenduri” në San Siro. Milani mposht me përmbysje 4-2 Juventusin kryesues dhe mban gjallë Serinë A. Ndodh çdo gjë në pjesën e dytë me bardhezinjtë që marrin menjëherë avantazhin e dyfishtë në minutat 47-të pas një eurogoli të francezit Rabiot dhe më pas shënoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo. Por Juventusi luajti vetëm një orë dhe vetëm kaq. Më pas ndodhi e pabesueshmja me kuqezinjtë që përmbysën gjithçka në vetëm 5 minuta. Sulmuesi Ibrahimovic me penallti në minutën e 62-të ,më pas Kessie dhe Leao në minutën e 67-të kaluan Milanin nga ferri në parajsë  sa hap e mbyll sytë. Më pas pati kohë edhe për një gol të kroatit Ante Rebic që vulosi rezultatin final. Ekipi i Piolit merr vendin e pestë në renditje që të dërgon në Europa League. Juventusi nuk “arratiset” dot.

Lazio pëson humbjen e dytë radhazi dhe situata në kampin bardhekaltër po bëhet serioze. Edhe pse me golin e shënuar nga Caicedo në minutën e pestë morri avantazhin Lecce e përmbysi Lazion duke fituar duelin 2-1 me golat e Kuba dhe Lucioni.Strakosha e kishte të pamundur të frenonte ekipin puljez.

Në La Liga Atletico Madrid nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Celta Vigo dhe nuk e “blindon” dot vendin e tretë. Goli i Alvaro Moratës pas 51 sekondash nuk mjaftoi.

Chelsea në Premier League mundi 3-2 Crystal Palace dhe ngjiet në vend të tretë duke siguruar fitore jetike për zonën Champions.

Arsenali mbetet larg kompeticionit të rëndësishëm pas barazimit 1-1 me Leicester City. Goli i Aubameyang nuk mjaftoi pasi Vardy barazoi në fund./Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?