Antonio Conte

Milani çon në 'ferr' Conten, në Angli janë të sigurt: Largohet nga Tottenham

9 Mars 2023, 17:19| Përditesimi: 9 Mars 2023, 17:21

  • Share

Tottenham barazoi dje 0-0 në shtëpi kundër Milanit dhe u eliminua nga Champions League. Antonio Conte ka shtyrë çdo diskutim në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se do respektojë kontratën me Spurs.

Mediat angleze nuk kanë dyshime, me italianin që do t'i japë lamtumirën klubit në fundin e sezonit. BBC e konsideron largimin e trajnerit "thjesht një formalitet". Conte në muajt e fundit nuk ka treguar se dëshiron të rinovojë marrëveshjen me Spurs, e cila skadon në qershor të këtij viti.

"Unë e respektoj kontratën dhe në fund të sezonit do të bëhen vlerësimet e duhura me klubin në mënyrën më të qetë dhe unë do të them fjalën time”, tha Conte së fundmi në lidhje me të ardhmen.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?