Stefano Pioli

Milan - Rennes, Stefano Pioli: Europa League është liga jonë e kampioneve, duam trofeun

14 Shkurt, 16:04
  • Share

Milan - Rennes luajnë nesër në orën 21:00 për fazën e 1/16 në Europa League. Përpara ndeshjes së parë foli edhe trajneri i kuqezinjve të Italisë. Stefano Pioli ka vlerësuar këtë event duke thënë se ky trofe është "liga jonë e kampionëve".

"Natyrisht që jemi një ligë më poshtë, por është një kompeticion i rëndësishëm me skuadra të shkëlqyera. Ambicia jonë është të arrijmë deri në fund, por nuk do të jetë e lehtë. Rennes është një ekip i shkëlqyer dhe ne duhet të jemi gati", tha ai fillimisht.

Më pas trajneri foli edhe për formën e lojtarëve dhe atë çka i pret në EL.

"Jemi në një moment të mirë. Në një sezon ka momente të vështira, e dimë këtë. Skuadra kërkon të bëjë mirë dhe beson në kualitetin që ka. Kjaer? Ai është mirë dhe do të grumbullohet.

Kundërshtari? E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje dhe e kemi ndjekur Rennes këto sfida, një skuadër e shpejtë. Ata po kalojnë një moment fantastik në aspektin fizik. Do të luajmë në shtëpi. Do të jetë e rëndësishme që të vendosim veten në avantazh për ndeshjen e kthimit. Është një kompeticion që për ne vlen sa Liga e Kampionëve nëse në fund dalim me trofeun”, tha Pioli.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?