Trajneri i Milanit Stefano Pioli

Milan në krizë, Pioli rrezikon shkarkimin: I kemi zhgënjyer të gjithë, me Paris SG ndeshja e kthesës

6 Nëntor 2023, 14:44| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 14:45

  • Share

Milan do të luajë të martën një nga ndeshjet më delikate të sezonit, pasi pret në San Siro paris SG, që është ndeshja e katërt e grupeve të Champions League.

Në tre ndeshjet e para ‘djalli’ s’ka shënuar asnjë gol dhe ka vetëm dy pikë. Kjo bën që të renditën të fundit dhe një humbje tjetër me Paris SG, me siguri i eliminon që në këtë fazë. Si të mos mjaftonte kjo Milan edhe në Seria A po kalon një periudhë të errët, pasi nuk fiton prej 3 ndeshjesh, 2 prej të cilave humbje.

Për rrjedhojë trajneri Pioli, i cili rrezikon seriozisht shkarkimin, para ndeshjes me Paris SG ka pranuar se ‘djalli i ka zhgënjyer të gjithë’, por ka shtuar se ‘ndaj francezëve është sfida e kthesës’. Tifozët e Milanit po kryeqëzojnë gishtat që kjo që thotë Pioli të jetë e vërtetë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?