Milan duke festuar golat

Milan ia del në përballjen delikate me Lazio-n, por humb Leao-n! Frikë për Champions-in kundër Interit (VIDEO)

6 Maj 2023, 18:48| Përditesimi: 6 Maj 2023, 18:53

  • Share

Milan ka marrë një trepikësh shumë të rëndësishëm në luftën për një vend në Champions League, pasi ka mposhtur 2-0 Lazion e vendit të dytë. ‘Djallit’ i duhej patjetër fitorja, pasi ishte në vendin e shtatë dhe ndryshe duhej të përshëndetej me Championsin e sezonit të ardhshëm.

Në San Siro të dy golat u realizuan në pjesën e parë nga Bennacer fillimisht dhe më pas Hernandez. Megjithatë kjo pati edhe një kosto pasi Leao në minutën e 11 la fushën i dëmtuar. Për ‘djallin’ e drejtuar nga Pioli ka frikë pasi të mërkurën në program është ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League kundër Interit.

Kliko këtu për golat Milan 2-0 Lazio.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?