Tifozët e Milanit duke iu kërkuar llogari futbollistëve

Milan i dërrmuar nga eliminimi, tifozët i kërkojnë llogari futbollistëve! Ultimatum për derbin, trajneri Pioli i ikur

19 Prill, 10:18| Përditesimi: 19 Prill, 10:20

  • Share

Një Romë heroike i bëri ballë Milanit edhe pse luajti për më shumë se 60 minuta luajti me një lojtar më pak. ‘Djalli” kishte udhëtuar në kryeqytet për të përmbysur verdhkuqtë pas humbjes 0-1 në shtëpi në çerekfinalen e parë të Europa League, por ndeshje e kthimit rezultoi edhe më e vështirë. Në Olimpico, ashtu si në San Siro mbrojtësi Pellegrini zhbllokoi shpejt shifrat, ndërsa ende pa marrë veten Milan pësoi edhe të dytin nga Dybala.

Edhe pse u duk një përballje e mbyllur, kartoni i kuq i Celik në minutën e 31 rihapi llogaritë, të paktën në letër pasi në fushë rezultoi ndryshe. Milan hasi shumë vështirësi për të shkuar te porta e Romës, ndërsa goli i Gabbias ishte shumë pak, aq sa për të mbyllur çerekfinalen e kthimit 2-1. Roma kalon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1, ndërsa vendosi edhe një rekord duke shkuar për herë të 5 në një gjysmëfinale europiane në 6 sezonet e fundit. Te Milan pati shumë zhgënjim, pasi fillimisht mbetën në grupin e Champions League, më pas u dorëzuan në Seria A dhe sëfundmi eliminimi nga Europa League. Në fund të ndeshjes tifozët ultras dukshëm të irrituar u kërkuan llogari futbollistëve, ndërsa u kërkuan të reagojnë në derbin e së hënës me Interin ku ziklatërit mund të ngrenë titullin kampion.

Pavarësisht se çfarë ndodh në derbi trajneri Pioli sipas mediave italianë në fund të sezonit është i ikur.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?