Futbollisti i Real Madrid Marco Asensio

Milan heziton, Liverpool dhe Arsenal hidhen në sulm për Asensio-n! Monza e Berlusconi-t tenton Dezko-n

6 Korrik 2022, 15:39| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 15:42

  • Share

Të reja raportohen për Marco Asensio-n, spanjollin e Real Madrid që ‘galaktikët’ duan ta shesin, duke qenë se verën e ardhshme i përfundon kontrata. Pista për te Milan po zbehet dita-ditës dhe sipas ‘tuttomercatoëeb’ Liverpool dhe Arsenal janë interesuar për mëngjarashin 26-vjeçar. Klubi spanjoll kërkon 30 milionë euro, por blerja e Asensio-s mund të mbyllet edhe për 25.

Nga Italia shkrujnë se Monza ka nisur kontaktet për blerjen e Edin Dzekos nga Inter. Administratori Galliani ka telefonuar agjentët e futbollistit të Inter, pasi klubi zikaltër po kërkon të lirojë vend për blerjen e Dybala-s. Një detaj ndihmues është edhe marrëdhëniet e mira mes klubeve. Përveç Monza-s një sy nga Dzeko e mbajnë edhe Juventus me Napolin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?