Milan fiton kampionatin pas 11 vitesh! Shpërthen festa edhe në Tiranë, tifozët kuqezinj i vënë ‘flakën’ kryeqytetit (VIDEO)

22 Maj 2022, 20:10| Përditesimi: 22 Maj 2022, 22:26

  • Share

Milan është kampione e Seria A për sezonin 2021-2022. Në ndeshjen e fundit të kampionatit edhe pse i mjaftonte një pikë kundër Sassuolos "djalli" ka fituar 0-3.

Kjo ka bërë që të shpërthejë festa, pasi Milani nuk e fiton kampionatin prej 11 vitesh, ndërsa këtë sezon ndodhi në ndeshjen e fundit.

Fitorja e Milanit e bëri të pavlefshme edhe triumfin e Interit 3-0 kundër Sampdorias. Zikaltërit kështu shkurorëzohen si kampionë të Italisë, ndërsa barazohen nga Milani me 19 trofe.

Për këtë fitore te Milan ka festë edhe në Tiranë, pasi tifozë të 'Djallit' janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" për të festuar së bashku edhe me mjete piroteknike, duke i vendosur "flakën" kryeqytetit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?