Robert Lewandowski

Mikrofonat zbulojnë përplasjen te Barcelona, 19-vjeçari Gavi shan rëndë Lewandowskin (VIDEO)

3 Tetor 2023, 22:27| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 22:32

  • Share

Gavi dhe Lewandowski janë dy miq të mirë, por në ndeshjen ndaj Sevillas që Barcelona e fitoi me rezultat 1-0, mesfushori spanjoll pati kritika ndaj polakut. Mikrofonat që janë rreth fushës kanë bërë që DAZN të zbulojë edhe fjalët e Gavit i cili nuk kursen kritikat ndaj Lewandowskit, madje në një moment edhe e shan atë pasi polaku shkaktoi një faull.

Gavi është një nga talentët më të mëdhenj të Barcelonës dhe është një futbollist që pritet të jetë lider në të ardhmen te katalanasit. Gavi është vetëm 19 vjeçar apo 16 vite më i ri se Robert Lewandowski që ka mbushur 35 vite.

Megjithatë tifozët e Barcelonës po e lavdërojnë mesfushorin spanjoll për lidershipin që ka dhe që lufton shumë për fanellën. Gjithsesi dyshja në fjalë janë miq të ngushtë dhe debatet brenda fushës duken shumë normale.

“Robert, dreqin. Nuk duhet ta bësh atje, dreqin. Ik  q** ”, bërtiste Gavi në drejtim të polakut.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?