Mikja nga Zvicra: Vaçe Zela është
gjallë, është shtruar në spital

2 Dhjetor 2013, 17:34| Përditesimi:

  • Share
BAZEL (ZVICËR) - Vaçe Zela është gjallë. Lajmi se ajo është ndarë nga jeta ka qenë i rremë dhe i nxituar. Këtë konfirmon për “Shqiptarja.com” nga Zvicra Edlira Dedja, muzikante dhe mikeshë e familjes Zela, pasi ka komunikuar në telefon me të bijën e Vaçes, Irma Radiqin. Ndërkohë që lajmi i vdekjes së saj në moshën 74-vjeçare u dha rreth orës 17:00 në televizionin "Ora News".

“Vaçja ka kohë që është sëmurë nga zemra dhe mushkëritë. Këto tre muaj e fundit ka qenë shtruar në një spital në Bazel të Zvicrës, më pas ka kërkuar ta çojnë në shtëpi, aty një moment është është rrëzuar e meqë është bërë më keq e kanë çuar sërish në spital”, tregon Edlira, edhe ajo muzikante dhe pedagoge në konservatorin e Gjenevës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?