‘MIK Festival’, 4 netë muzikë dhe balet në Korçë, Inva Mula: Ka në vetvete të gjitha zhanret, ka shumë ngjyra

30 Korrik 2022, 21:37| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 21:42

  • Share

Sopranoja Inva Mula ka rikthyer në Korçë "MIK Festival”, i cili çeli siparin mbrëmjen e së premtes në teatrin “Andon Zako Çajupi”  me tingujt e muzikës klasikë dhe muzikës së lehtë shqiptare.

Në natën e parë të festivalit sopranos të njohur Inva Mula, iu akorduar titulli “Qytetare Nderi” e Korçës.

"Doja ta fillonim mbrëmjen me muzikë klasikë, pavarësisht se ky festival ka në vetvete të gjitha zhanret, ka muzikë popullore, muzikë pop, ka shumë ngjyra, por do ta nisim me pjesë të kompozitorëve që nuk i kemi dëgjuar në teatrin e Korcës", tha Inva Mula.

Pianisti i talentuar Eklant Hasa dhe sopranoja franko-amerikane Emilie Rose Bry interpretuan në natën e parë, ndërsa performancat u shoqëruan nga orkestra e Harqeve të drejtuar nga mjeshtrja Suzana Turku.

"Mik Festival" do të mbahet në 4 vende të ndryshme,  teatri “Andon Zako Çajupi”, Hani i pazarit të vjetër, Shtëpia muze e Sterjo Spases dhe ishulli i Maligradit në Pustec. Përveç edukimit me muzikë të bukur, MIK Festival ka për qëllim dhe promovimin e turizmit në juglindje. 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?