Mihali: 15 milionë dollarë për të
dënuarit e të përndjekurit politikë

7 Tetor 2014, 15:00| Përditesimi:

  • Share
Ministria e Financave do të paguajë 15 milionë dollarë për 2276 ish të dënuar, përndjekur politikë dhe trashegimtaret e tyre deri në fund të vitit. Drejtori i Pagesave te Dëmshpërblimeve në ministrinë e Financave, Erald Mihali, tha në në prononcim për ATSH-në se të gjithë ish të dënuarit politik do të marirn këstin e tretë deri në fund të vitit.

Ndryshimet ligjore në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politike, të cilat kanë hyrë në fuqi në mesin e muajit shtator parashikon ndarjen në kategori të ish të dnuarve dhe përndjekurve politikë për të mundësuar dëmshpërblimin e tyre.

“Prioritetin e parë e kanë ish të dënuarat politike femra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe hyrjes në fuqi të këtij ligj, vazhdon me ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç, në momentin e miratimit të këtij ligji, ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm, ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë, fëmijë, në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ish të dënuar politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji si dhe ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë edhe nën 75 vjeç, në momentin e miratimit të këtij ligji”, sqaroi Mihali.

Sipas Mihalit për kategorinë priortare të përcaktuar janë 10 milionë dollar që do të paguhen ndërsa 5 milionë dollarë do të paguhen për trashëgimtarët.

Sipas tij, me ligjin e ri, 70 % e pagesave do të bëhet për ata persona të cilët janë vetë gjallë dhe vetë kanë bërë burgu, ose kanë status të përndjekuri, dhe vetëm 30 % e pagesave vjetore, nga buxheti vjetor, do të bëhet për ata që janë familjarë, ose ndryshe quhen trashëgimtarë.


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?