Mickey Mouse, miu më i famshëm i Disney në film horror! I njëjti fat si për Winnie the Pooh

3 Janar, 16:02| Përditesimi: 3 Janar, 16:24

  • Share

Koha kalon për të gjithë, sikundër për miun më të famshëm të Disney-t që prej ditës së parë të janarit, duke mbushur 95 vjet i mbrojtur si krijimtari intelektuale tanimë është domen publik.

Pak orë pas çlirimit të "Topolinos së parë" nga të drejtat e autorit që zotronte Disney, ia behu përmes një traileri lajmërimi për filmin e parë horror. “Mickey’s Mouse trap” është realizuar nga Jamie Bailey duke përdorur imazhin e Steamboat Willy.

E gjitha kjo sepse të drejtat e autorit për filmin  e animuar, sikundër për mijëra vepra të dalë po atë vit, ka skaduar në mesnatën e ndërrimit të viteve, bazuar në një ligj të vendosur nga vetë Disney në vitin 1998, që rriti nga 75 në 95 vjet kufijtë e të drejtave të autorit.

Kështu për Mickey Mouse tashmë ekziston një projektim horror,  produksion i Steven Lamorte, që nis në pranverë: miu i rrezikshëm është një sadist që torturon pasagjerët e një trageti, siç shkruajnë mediet e huaja traileri ka nisur të qarkullojë në rrjet me synimin për të bërë për vete një shtëpi distriubimi deri në mars.

"Është ditëlindja e 21-të e Aleksit, por vajza detyrohet të bëjë një turn të natës në arkadën ku ajo punon. Miqtë e saj kanë organizuar një festë të improvizuar për ta festuar, por një vrasës i maskuar i veshur si Mickey Mouse vendos të bëjë me ta një lojë, nga e cila duhet të mbijetojë”, thuhet në përmbledhje.

Të njëjtin fat pati dhe një tjetër eksluzivitet i Disney-t, ai i Winnie the Pooh, i transformuar nga një regjisor britanik në një përbindësh vrasës, i cili shëtit i armatosur me një shkop në serinë e filmave të Winne the Pooh: 'Blod and Honey' (“Gjak dhe mjalt”) Episodi i parë u publikua në Peacock vitin e kaluar ndërsa vazhdimi u planifikua për në shkurt.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?