Bota

Michel: Ukraina mund të fitojë, ushtria ruse nuk është aq e fortë

20 Maj 2022, 18:14| Përditesimi: 20 Maj 2022, 18:17

  • Share

1652709545_Capture.JPG

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel në një intervistë për CNN është shprehur se Putini ka bërë shumë gabime në luftën në Ukrainë pasi ai mendonte se Bashkimi Europian nuk do të ishte i bashkuar në përgjigjen ndaj agresionit rus.

"Nëse e shikojmë situatën, Putini ka bërë disa gabime," tha Michel.

"Ai mendonte se Bashkimi Evropian nuk do të ishte i bashkuar, se nuk do të ishte në gjendje të kishte të njëjtin pozicion me aleatët tanë transatlantikë. Ai mendoi se Ukraina nuk do të mund të qëndronte më shumë se disa ditë. Bota mund ta shohë këtë. Ushtria ruse nuk është aq e forte. Bota mund të shohë se NATO po zgjerohet me Suedinë dhe Finlandën që kanë kërkuar anëtarësim”, tha ai.  


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?