MF: Ekonomia shqiptare, nga
e “qëndrueshme” në “pozitive”

11 Tetor 2014, 17:07| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ministria e Financave përmes një njoftimi ka vlerësuar rankimin  e bërë nga  Standard & Poor’s, e cila rishikoi vlerësimin për ekonominë shqiptare nga i qëndrueshëm në pozitiv, duke konfirmuar në të njëjtën kohë nivelin B/B të renditjes. Kujtojmë se për vitin 2013, vlerësimi i agjencisë për financat ishte negativ.
 
“Vlerësimi në rritje për ekonominë shqiptare reflekton projeksionin tonë për uljen e deficitit në 2% të GDP në vitin 2017”, thuhet në raportin e S&P. Ne kemi rishikuar gjithashtu me rritje parashikim tonë për rritjen ekonomike të vitit 2015 dhe 2016."- shprehet MF.

Gjithashtu sipas saj në të njëjtën kohë, qeveria e re që mori në dorë drejtimin e vendit nga vjeshta e vitit 2013, po ecën përpara me axhendën e saj ambicioze të reformave, që synojnë forcimin e institucioneve financiare dhe menaxhimit të sektorit publik financiar dhe uljen e riskut fiskal.
 
Pasi ka kaluar së fundmi reformën e pensioneve, qeveria tani përballet më detyrën e vështirë për reformimin e sektorit energjetik gjatë muajve të ardhshëm. Marrëveshjet e arritura me FMN dhe në fillim të vitit 2014, shërbejnë si garanci për reformat e nevojshme të qeverisë krahas mbështetjes financiare”, thuhet në raport.
 
“Agjencia ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin për uljen e borxhit publik në 61% të GDP në vitin 2017. Ajo gjithashtu vlerëson angazhimin në rritje të qeverisë për avancimin e reformave strukturore sidomos në sistemin ligjor, pasi BE vendosi në Qershor të këtij vitit t’i japë vendit statusin kandidat për në BE.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Finanacave
 
Parashikimet për të ardhmen e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive për vendin tonë, me rritjen reale të GDP në nivelin e 2%  për vitin 2014. Rikuperimi i kërkesës së brendshme do të sjellë përshpejtimin e rritjes në 3.9%  në vitet 2015-2017.
 
Burimi kryesor i rritjes do të jetë në eksportet – kryesisht manifaktura, mineralet dhe karburantet – së bashku me investimet e nxitura kryesisht nga Investimet e Huaja Direkte, fluksi në rritje i të cilave në 2015-2017, do të përforcojë më tepër rritjen e eksporteve.
 
Raporti bën me dije Ministria e Financave vlerëson avancimin agresiv dhe të vendosur të qeverisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Në lidhje me parashikim për të ardhmen, raporti shprehet se vlerësimi pozitiv aktual reflekton mundësinë për rritjen e klasifikimit të Shqipërisë gjatë 12 muajve të ardhshëm, krahas realizimit të reformave strukturore në sektorët kyç.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?