‘Mezi pres të takoj Xi Jinping’, Vuçiç: Mirënjohës Kinës për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë

27 Shtator 2023, 14:51| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 14:53

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot se ka pasur një takim të shkëlqyer me anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës, sekretarin e Sekretariatit dhe kreun e Komisionit për Çështje Politike dhe Juridike të Komitetit Qendror, Chen Wencing. Ai tha se mezi po priste të takonte Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç shprehu mirënjohjen e tij për Kinën për mbështetjen e saj ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, raporton media serbe tanjug.rs.

“Kemi konfirmuar shkallën e lartë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Mezi pres të takoj presidentin Xi Jinping, një mik i madh i vendit tonë”, tha Vuçiç.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?