Kronikë

Meteorologia për Report TV: 2 javët e fundit të gushtit me temperatura deri 39 gradë! S'ka reshje shiu në horizont

16 Gusht 2021, 11:31| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 11:47

  • Share

TIRANË- Për të gjithë ata që i kanë planifikuar pushimet në 2 javët e fundit të gushtit, ka lajme të mira. Moti do jetë në favor të tyre pasi termometri do të shënojë në temperatura të larta që variojnë nga 37-39 gradë celcius. Pritet një ulje e lehtë me 2 gradë në 18-20 gusht, por më pas vendi do i rikthehet sërish të nxehtit.

"Do të vijojë të jetë e nxehta me temperatura deri në 38 gradë celcus, 18-20 gushit pritet të ketë një rënie me 2 gradë, në 35-36 gradë, por fundjava na sjell sërish temperatura 38 gradë, nuk përjashtohet mundësia si Cërrik, Belsh apo Dimal të jetë 39 gradë celcius", tha meteorologia Adiola Bani, për Report Tv.

Reshjet e shiut nuk duken në horizont.

"Thatësia do të vijojë edhe gjatë kësaj jave në vendin tonë, reshjet do jenë shumë pak prezente, të papërfillshëm", tha Bani.

Ndërkohë, nuk ka lajmë të mira as për zjarret, pasi era do të vijojë të jetë e fortë duke favorizuar fatkeqësisht përhapjen më tej të flakëve.

"Edhe kjo javë nuk do jetë e favorshme për shuarjen e zjarreve, pasi parametri i erës do të kemi një forcim, që do e bëj të pamundur shuarjen e vatrave të zjarrit, era do jetë prezente, kryesisht gjatë mesditave", tha Bani.

Me këto temperatura, pra rreth 37-38 do të jetë edhe fundi i gushtit.

"Edhe pjesa tjetër e gushtit do të jetë e thatë, me temperatura të larta 37-38 gradë celcius", përfundoi Bani në Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haki: 17/08/2021 04:58

    Gjithmonë kemi akuzuar të huajt ,amerikanët,Jugosllavët Rusët Kinezët ,grekët ,por ka një shprehje populli që di si, kur dhe ku e përdor"O BALO TE HENGERTE TENJA ,SE E KE TE KEQEN BRENDA" Pas viteve 90 të njëjtin avaz ,kujtoni vitet 97,98,më pas rast pas rasti deri ku arriti kulmin me Gërdecin,sheshin para k/ministrisë dhe deri më sot kur "BALUA" vrau shqiptare,dogji e shkatërroi pronat e shqiptarëve ,tërmetin dhe pandemine etj etj. Kështu që me sondazhin Tuaj nuk ka punë as Afganistanit,as Sirianët e askush tjetër ,prapa tënjen e ka vetë BALUA ,sepse edhe ndonjë çikë opium a drogë afganët nuk e sjellin për veten e tyre por për çakejte e BALOS,që na betohet për të thatin e të njomin nuk ja faktojnë dot siç "nuk ja faktin dot Amerika kufomës së vazhdon të qelbe Shqipërinë qysh prej viteve 90

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?