Presidenti Ilir Meta

Meta-Ramës: Rimburso qytetarët që mjekohen në shtëpi! A nuk ishe ti që premtove shëndetësi falas?

10 Nëntor 2020, 20:30| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 20:31

  • Share

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Ai shkruan në Facebook se qytetarët e infektuar dhe viktimat me COVID po shtohen çdo ditë .

Ai i bën thirrje që të rimbursojë pacientët të cilët mjekohen në shtëpi. Meta i drejtohet me një pyetje duke i thënë se a nuk ishte Rama i cili premtoi shëndetësi falas.

Postimi i Facebook:

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t'i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!


Lajmi kryesor:

Rama: Iliri, Monika, Luli e Saliu varin shpresat për pushtet në ëndrrën e katastrofës shëndetësore! Meta: Rimburso qytetarët, a nuk u premtove shëndetësi falas?


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?