Meta-qytetarëve: Drejtësia e kapur në fyt nga Rama, të bëhemi bashkë dhe të kthejmë rendin kushtetues

29 Gusht 2022, 13:17| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 13:45

  • Share

 

Kreu i partisë së Lirisë në një konferencë për mediat tha se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama. Meta u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në nismat opozitare që t’i kthejnë vendit rendin kushtetues.

“Nuk është faji im që nuk besoj, i kemi dhënë shumë besim drejtësisë kur kemi parë që është kapur me fyt nga Rama. Zgjedhja e kryeprokuroret. Jemi përpjekur t’i japim kurajo që të dalë nga kthetrat e Tiranës, i kemi dhënë fakte, denoncime, prova konkrete, nuk është faji jonë nëse ajo vazhdon të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Drejtësia është monopol i popullit të Shqipërisë. Shpresoj të mos Shkojmë në një kurs të përplaset populli me drejtësinë. Drejtësia do përplaset me këtë dhunues të ligjeve që shkel hapur ligjet shpërdoron detyrën, barazinë në tendera. Drejtësi ka patur dhe ka në çdo kohë. Drejtësia që do vijë do e lartësojë këtë vend. Kush dëshiron të bëhet pjesë e drejtësisë që vjen është i mirëpritur dhe i nxitur të bëjë punën e tij”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Partia e Lirisë: Punimet në ujësjellësin e Memaliajt nisën pa u shpallur fituesi i tenderit! Rama e përdori për fushatën elektorale të 25 prillit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?