Meta-Pendarovski:Të ndihmojmë njëri-tjetrin për tejkalimin e krizës nga COVID-19

14 Prill 2020, 14:36| Përditesimi: 14 Prill 2020, 14:44

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski. Të dy Presidentët diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe vlerësuan ndihmën e Bashkimit Europian për tejkalimin e saj.

Meta dhe Pendarovski shprehën vullnetin për shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin ku të jetë nevoja, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Presidenti Meta u interesua në veçanti për situatën në zonat e banuara nga shqiptarët dhe shprehu kënaqësinë për kujdesin e treguar dhe masat e marra nga autoritetet shtetërore.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë që deri tani në Bashkinë e Pustecit fatmirësisht nuk kemi asnjë rast shqetësues. Presidenti Meta përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke vlerësuar se ky vendim i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë.

Komento

Komente

  • META KARAGJOZ: 14/04/2020 15:15

    O ilir karagjozi hajdut me çizme njeri pa din e iman aman çfar kti kombi i kan ban. President si ilir kak meta e i pari Shqipris Enver kriminel Hoxha. Pse paska qen kaq i mallku ky ven me emrin Shqipri. Që kshu lloi plerash të jen në krye. Besoi që asnjeri s'mund ta spjegoi që lyl kriminel hajdut një parti ta drejtoi. Besoi që vetëm qen peka ta spjegoi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?