Meta zhvillon vizitë në Medvegjë,
takohet me dhjetëra shqiptarë

26 Nëntor 2017, 14:53| Përditesimi:

  • Share
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Medvegjë, ku është takuar me dhjetëra shqiptarë.

Shqiptarët e Medvegjës kanë dalë në rrugë për ta takuar Metën.

Në pikën kufitare Muitvodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën

Pas kësaj Meta ka takuar Kryetarin e komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsic. Gjatë takimit Meta është shprehur se është i kënaqur nga mikpritja, e ka konsideruar si një ditë të bukur pranë shqiptarëve.

“Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim.

Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin",
  tha Presidenti Meta.

Nuk ka munguar as interesimi i mediave serbe për vizitën e Metës në Medvegjë.

[gallery]24878[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?