Meta vlerëson me titullin e lartë 'Për Merita të Veçanta Civile' mjekun e UÇK-së: Ka kontribuar kudo që ka shqiptarë

18 Korrik 2020, 11:33| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 11:34

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë "Për Merita të Veçanta Civile", mjekun ortoped-traumatolog dhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Halit Gërbeshi. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale presidenti thotë se Gërbeshin e vlerësoi për kontributin e çmuar në nxitjen e dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha vendet e rajonit ku banojnë shqiptarë.

"Për kontributin e çmuar në nxitjen e dhurimit vullnetar të gjakut në të gjitha vendet e rajonit ku banojnë shqiptarë dhe në vlerësim të angazhimit të tij për sensibilizimin dhe mbështetjen e kësaj kauze humane, duke u shndërruar në shembull frymëzimi dhe devotshmërie, pata dje kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë "Për Merita të Veçanta Civile", mjekun ortoped-traumatolog dhe veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr.Halit Gërbeshi.

Doktor Gërbeshi, me një eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë, por njëkohësisht edhe si një dhurues i rregullt i gjakut mbi 50 herë personalisht, ka meritën për themelimin e Grupit Gjithëkombëtar të Gjakut që u ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve talasemikë, si dhe ka frymëzuar shumë të tjerë, që vazhdojnë të dhurojnë rregullisht gjak, duke shpëtuar me qindra e mijëra jetë.

Mirënjohje të thellë edhe për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ashtu si Doktor Gërbeshi, janë të angazhuar në mbështetje të kauzave sociale dhe promovimit të vlerave tona më të mira kombëtare,"-shkruan Meta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 18/07/2020 15:33

    Meta hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?