Bujar Qamili dhe Ilir Meta

Meta vlerëson me Dekoratën 'Nderi i Kombit' këngëtarin Bujar Qamili: Simboli i këngës popullore shqiptare

16 Shkurt 2022, 17:47| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 17:50

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’, këngëtarin e njohur shqiptar, Bujar Qamili.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kreu i Shtetit shkruan se artisti është kthyer në simbolin e këngës popullore shkodrane dhe shqiptare, duke fituar zemrat dhe duartrokitjet e zjarrta të publikut.

“Nuk besoj të ketë shqiptar në çdo trevë ku flitet dhe këndohet shqip, që të mos ketë dëgjuar dhe kënduar të paktën një këngë të artistit të madh dhe shumë të dashur, Bujar Qamili.

Për mbi katër dekada në skenë, me zërin magjik dhe interpretimin e jashtëzakonshëm, ai është kthyer në simbolin e këngës popullore shkodrane dhe shqiptare, duke fituar zemrat dhe duartrokitjet e zjarrta të publikut, për t’u bërë me repertorin e tij të magjishëm, pjesë e gëzimeve në familjet dhe vatrat shqiptare.

Në vlerësim të kontributit të vyer dhe të rëndësishëm, në ruajtjen, kultivimin dhe përhapjen e këngëve popullore, duke e shtuar dashurinë dhe krenarinë për vlerat e jashtëzakonshme kombëtare dhe kulturore, e çmova sot Bujar Qamilin me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’”, shkruan Meta.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?