Meta vlerëson Bankën e Shqipërisë në 95-vjetorin e themelimit: Ka mbështetur biznesin dhe qytetarët gjatë tërmetit dhe pandemisë

15 Mars 2020, 15:02| Përditesimi: 15 Mars 2020, 15:04

  • Share

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar rolin e bankës së Shqipërisë në menaxhimin e situatave të vështira si tërmeti apo pandemia e koronavirusit, në 95-vjetorin e themelimit të saj. Meta thotë se themelimi i kësaj banke është një nga aktet më të rëndësishme shtetformuese që i dha vendit monedhën kombëtare, ndërsa vlerëson ruajtjen e pavarësisë dhe rritjen e profesionalizmit!

“Sot është 95-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, një nga aktet historike shtetformuese më të rëndësishme që i dha vendit monedhën e vet kombëtare.  

Banka e Shqipërise ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit. 

Politikat monetare lehtësuese kanë nxitur investimet, konsumin dhe kreditimin, me qëllim rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve. 

Në situatat e vështira që po kalon vendi, edhe si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë, Banka e Shqipërisë vlerëson të një rëndësie të veçantë mbështetjen për biznesin dhe qytetarët. 

Banka e Shqipërisë, përmes ruajtjes së pavarësisë së saj dhe rritjes së profesionalizmit, do jetë gjithmonë garante e stabilitetit financiar, por edhe sovranitetit kombëtar. 

Mirënjohje për të gjithë profesionistët të cilët shërbyen, që nga dita e parë e themelimit të saj me dekretin e 15 Marsit 95 vite më parë, e deri në ditët e sotme”, shkruan Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?