Meta 'vjedh' një foto me sekretarin e Shtetit, Pompeo

6 Shkurt 2020, 16:56| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 18:11

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C., ku ka mundur të 'vjedh' edhe një foto me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Duke shpërndarë fotot në Facebook me Pompeon, Meta vlerëson rolin dhe investimin që SHBA i kushton lirisë fetare në botë, ndërsa shprehet krenar për modelin shqiptar lidhur me harmoninë fetare.

' Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C. Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare. Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!' shkruan Meta.

Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, Meta u takua edhe me senatorin Republikan Ron Johnson, kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën.

Siç njofton presidenca, gjatë takimit, Meta theksoi se “SHBA janë partneri strategjik, i pazëvendësueshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues. Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”, tha Meta.

1581009000_meta.jpg

Ilir Meta dhe Ron Johnson

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I tej: 06/02/2020 17:40

    Kokelopa e Skraparit e kishte bllokun me vete mo?

    Përgjigju
  • Jam shqiptar: 06/02/2020 17:12

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?