Meta në Gjilan në familjen e vëllëzërve Abazi: Thellësisht i prekur nga humbja e tyre pas tërmetit që goditi Shqipërinë (VIDEO)

4 Dhjetor 2019, 14:31| Përditesimi: 4 Dhjetor 2019, 16:14

  • Share

GJILAN- Presidenti Ilir Meta ishte sot në Gjilan ku vizitoi familjen e vëllezërve Isa dhe Shemsedin Abazi të cilët humbën jetën pas tërmetit të 26 Nëntorit, pas shembjes së hotel Tropikal.

Pasi u takua me anëtarët dhe të afërmit e  familjes Abazi, Presidenti i Republikës u shpreh: Nuk mund të mos vija sot në Gjilan për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi, për humbjen e pazëvendësueshme dhe të pangushëllueshme të dy njerëzve të tyre mjaft të dashur,  pjesë e të gjitha atyre humbjeve tragjuke njerëzore që pësuam me tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.

Me këtë ndjenjë solidariteti që ekziston mes dy vendeve tona, që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore, dhimbja do të jetë më e lehtë dhe kjo familje do të ketë mundësi për ta përballuar atë me mbështetjen e të gjithë komunitetit, e veçanërisht të të gjithëve ne në Shqipëri dhe Kosovë, në mënyrë që të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, të ndiejnë mbështetjen dhe kujdesin tonë, për një të ardhme më të mirë.

Ngushëllime edhe të gjithë komunitetit të mrekullueshëm të Gjilanit për këtë humbje të dy qytetarëve të nderuar!”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shabani: 04/12/2019 20:56

    Asnje grua ne pritje - vetem burra. Si shtohen keta ??????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?