Meta viziton familjen e Azem Hajdarit: Shembulli i tij më frymëzon më shumë se kurrë për guxim dhe ndryshim

12 Shtator 2022, 21:00| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 21:13

  • Share

Në 24-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në familjen e tij.

Ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku ndodhet së bashku me familjarët e Hajdarit, në të cilën shkruan se lideri i Lëvizjes Studentore është një shembull që e frymëzon për guxim dhe ndryshim.

"Kënaqësi të vizitoja sot familjen e dashur Hajdari për të kujtuar Liderin e Lëvizjes Studentore dhe të Dhjetorit '90, Azem Hajdarin. Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për Guxim dhe Ndryshim", shkruan Meta.

Postimi i Ilir Metës


Lajmi kryesor:

24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Ftoj studentët të ngrihen si Lëvizja në vitet ’90! Rudina Hajdari: Ishte model për shoqërinë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?