Meta vizitë dyditore në Maltë, takime me zyrtarët e lartë

26 Mars 2018, 10:14| Përditesimi: 26 Mars 2018, 22:50

  • Share

Me ftesë të Presidentes Marie-Louise Preca, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, u nis drejt Republikës së Maltës për të zhvilluar një vizitë shtetërore dyditore.

Presidenti Meta do të mikpritet dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Presidenten e Maltës, duke dhënë më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Meta do të ketë takime zyrtare e bisedime me kryeministrin, kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, me kryetarin e opozitës së Maltës, gjithashtu edhe me kryebashkiakun e Valetës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?