Presidenti Ilir Meta dhe Papa Francesku

Meta uron Papa Françeskun për 84-vjetorin e lindjes: Falenderues për ndihmën dhe mbështetjen në momente të vështira për shqiptarët

17 Dhjetor 2020, 21:18| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 21:23

  • Share

Papa Françesku sot feston 84-vjetorin e lindjes dhe presidenti Ilir Meta e ka uruar përmes një mesazhi.

Në urimin e tij në “Facebook”, Meta thekson se janë të paharruara, të vyera dhe frymëzuese mesazhet e Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë. Ndërkaq e ka falederuar për ndihmën dhe mbështetje që i ka dhënë vendit tonë në momente të vështira.

"Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes! Mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19.

Të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë. Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme", shkruan Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?