Isabel Santos dhe Ilir Meta

Meta takon raporteren e PE: Qëllimi i maxhorancës është të rikthejnë diktaturën përmes 'mjeteve ligjore'

21 Shkurt 2020, 17:10| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 17:12

  • Share

TIRANE- Presidenti Ilir Meta është takuar me raporteren e Parlamentit Europian Isabel Santos ku ka sulmuar sërish mazhorancën. Meta deklaroi se lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cenon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”.

"Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar. Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”, u shpreh Meta.

Komento

Komente

  • AltinTop: 21/02/2020 17:15

    Photo of the Day...ska nevoje per koment, thjeshte shiko fytyren e zonjes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?