Ilir Meta me përfaqësues të Federatës Panshqiptare Vatra

Meta takon përfaqësuesit e 'Vatrës': Mirënjohje për mbështetjen shekullore për të shpëtuar kombin shqiptar

19 Gusht 2022, 20:28| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 20:34

  • Share

Ilir Meta zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Federatës Pan-shqiptare në SHBA, Vatra. Ai shprehu mirënjohjen për personat e angazhuar me Vatrën për të mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar.

“I lumtur të mirëprisja sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare "Vatra", z.Mondi Rakaj, z.Tasim Ruko dhe z.Mersin Gjini, të cilët i falenderova edhe njëherë për pritjen shumë të ngrohtë në New York ku festuam së bashku 110-vjetorin e themelimit të saj. Mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese. Ndamë shumë ide të çmuara për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA, për të qenë pjesëmarrës shumë më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit tonë”, shkroi Meta në Facebook.

Vatra u themelua më 1912-tën në SHBA, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve atje, si edhe lobimin në Kongresin e SHBA-së për të drejtat e shqiptarëve nëpër botë. Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë,me synimin për të krijuar një federatë të vetme, u zhvillua në 24 dhjetor 1911 në Boston. Pjesëmarrës ishin Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 19/08/2022 20:35

    Ishte vatra e Nolit dhe Konices qe shoetoi vatanin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?