Meta takon Osmanin:Zbatim
të plotë marrëveshjes së Ohrit

17 Janar 2018, 12:43| Përditesimi:

  • Share
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim z. Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Meta përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana parlamentit të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë.

Presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

meta me zv kryeministrin e maqedonise

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?