Kemal Kiliçdaroglu dhe Ilir Meta

Meta takon liderin e opozitës në Turqi: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve

5 Qershor 2022, 09:57| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 10:06

  • Share

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka zhvilluar edhe një takim me liderin e opozitës, Kryetarin e Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta bën me dije se kanë disktuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa thekson se e ka ftuar Kiliçdaroglun për një vizitë në Tiranë.

“I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu. Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi”, shkruan Meta.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?