Takimet në SHBA, Meta me Palmer: Reforma në drejtësi, rruga e vetme drejt BE

7 Shkurt 2020, 16:00| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 19:43

  • Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me të cilin ndanë idenë se zbatimi i reformës në drejtësi është e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

'Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE' njofton presidenca

Meta dhe Palmer theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës së përbashkët europiane, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Meta zhvilloi një takim dhe me kongresmenin Eliot Engel, i njohur si mik i shqiptarëve dhe afeksionit që ai ka për Shqipërinë. Meta dhe Engel diskutuan për forcimin e partneritetit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

'Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan. Në bisedën e përzemërt dhe të hapur, vlerësuam rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlantike' shkruan Meta në Facebook.

Gjithashtu kreu i shteti është takuar edhe me kongresmenin Steve Watkins, me të cilin u diskutua në lidhje me luftën kundër terrorizmit.

'Kongresmeni Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!' mbyll Meta postimin e tij.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 07/02/2020 16:49

    E kishe bllokun o lo... e Skrapari?

    Përgjigju
  • Peci: 07/02/2020 16:15

    O Zot, si mund te pritet nje fosile si ky, me kafke te kohes se neandertalit. Nje kokegdhe dhe kriminel si ky qe kenaqet duke vjedhur dhe poshteruar popullin e tij me instiktin e nje fshatari hajdut...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?