Meta takon Komisioneren Europiane: Pas 25 prillit, krimi do marrë goditje dhe Shqipëria do kthehet në shinat e shtetit ligjor

20 Shkurt 2021, 12:26| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 12:39

  • Share

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson. Kreu i Shtetit zbardh një pjesë të diskutimit me Johansson teksa e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme që BE i jep vendit.

Zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë një tjetër temë e takimit, njofton Meta. Meta deklaron se pas tyre krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.

E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX. Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”, shkruan Kreu i Shtetit.


Lajmi kryesor:

Komisionerja e BE-së takon Ramën, Bashën dhe Metën, u jep porositë para zgjedhjeve: Kandidatë të pastër në lista! Reforma në drejtësi po funksionon


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?