Presidenti Ilir Meta dhe ambasadori i Serbisë, Miroljub Zariç

Meta takon ambasadorin e Serbisë: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë pasuruar dhe kanë avancuar

16 Qershor 2020, 15:23| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 15:28

  • Share

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim lamtumire me Dekanin e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç. Ai vlerëson veprimtarinë profesionale të Ambasadorit Zariç, si përfaqësues diplomatik në Tiranë, si dhe përpjekjet aktive të Tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

"Shpreha kënaqësinë që përmbajtja e marrëdhënieve midis dy vendeve është pasuruar me zhvillime të reja, falë angazhimit për t’i shërbyer jo vetëm bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, por edhe si detyrim ndaj të ardhmes së përbashkët europiane", thotë Meta.

Meta tregon se ka rritje të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, por ka potenciale ende të pashfrytëzuara për bashkëpunimin midis vendeve.

"Vlerësova se, ndërsa përballemi me sfida të pashembullta për shëndetin tonë publik dhe ekonominë, bashkëpunimi rajonal ka rezultuar i dobishëm në trajtimin e pandemisë COVID-19 dhe se duhet të vijojmë në këtë drejtim", thotë presidenti Meta.

Komento

Komente

  • Lavire Monika: 16/06/2020 16:33

    Like Floriri

    Përgjigju
    • O tej: 16/06/2020 17:33

      Mender me then Like mu....

  • Shqip,bukur,paster: 16/06/2020 16:04

    Jo avancuar=perparuar!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?