Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin e Zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtin.
Presidenti Meta, teksa ka ndarë disa foto me Albin Kurtin shkruan se e uroi për fitoren e zgjedhjeve dhe mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Meta shkruan se ata ndanë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.
‘Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.’- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Kurti: Do jem kryeministri që do ketë raportet më të mira me Tiranën! Shqipëria të mos jetë për disa 'nënë e dashur' e për të tjerë 'njerkë e hidhur'
M.Q./ReportTv.al