Meta takon 4 mjekët: Të përfshijmë në proces kapacitetet njerëzore jashtë sistemit aktiv mjekësor, për të kaluar situatën

11 Mars 2020, 17:29| Përditesimi: 11 Mars 2020, 17:36

  • Share

Lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusit, presidenti Meta ka takuar 4 personalitete të shëndetësisë për tu njohur me pikëpamjet e tyre në lidhje me situatën. Meta zhvilloi takime me Isuf Kalon, Fedhon Meksi, Andrea Gudha dhe Tritan Shehu ku u diskutuar për mënyrën se si mund të tejkalohet me pasoja sa më të lehta kjo situatë e vështirë.

Duke vlerësuar punën e personelit mjekësor, Presidenti theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

Meta gjithashtu i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve.

Njoftimi i plotë i Presidencës

Sot prita me kërkesën time katër personalitete të shquara të shëndetësisë shqiptare, me të cilët ndamë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të Covid 19, si dhe për marrjen e të gjitha masave të domosdoshme për të mos lejuar përshkallëzimin.

Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fedhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë.

Së bashku vlerësuam punën e jashtëzakonshme të të gjithëve mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!

Meta dhe Isuf Kalo


Lajmi kryesor:

Vdes 73-vjeçarja me koronavirus, Meta: Tregoni kujdes maksimal, zbatoni rregullat


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?