Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov

Meta takohet me kryeministrin e Bullgarisë: Të çojmë përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me 'Korridorin VIII'

6 Prill 2022, 09:28| Përditesimi: 6 Prill 2022, 09:32

  • Share

Në kuadër të vizitës shtetërore në Bullgari, presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Në bisedën e hapur, kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi se miqësia e shkëlqyer tradicionale, vizioni dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, janë garanci për marrëdhënie edhe më dinamike midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës, arsimit, zhvillimit infrastrukturor, si dhe rritjes së sigurisë energjetike, në dritën e situatës së re dhe kërcënimeve në rritje. 

Presidenti Meta tha se mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.

Kreu i Shtetit i shprehu Kryeministrit Petkov mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe nxitjen e këtij procesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?