Ilir Meta në takim me përfaqësinë e banorëve të Bashkisë Selenicë

Meta takim me një përfaqësi banorësh të Bashkisë Selenicë! Kërkojnë përfundimin e rrugës "Ura e Peshkëpisë - Tepelenë"

1 Tetor 2020, 14:15| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 14:30

  • Share

Presidenti Meta priti në takim një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë të cilët i janë drejtuar me një kërkesë për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”.

Ata kërkojnë realizimin sa më shpejt të këtij projektit. Gjithashtu ata janë drejtuar me një peticion institucioneve shtetërore për këtë çështje.

Përfundimi i këtij segmenti, pjesë e Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës, është  e rëndësishme, me një impakt të madh për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të zonës, por edhe të Shqipërisë.

Presidenti Meta, shprehu mbështetjen e tij për kërkesën e drejtë të këtij komuniteti. Gjithashtu, kreu i shtetit shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të vënë menjëherë në lëvizje të gjitha institucionet shtetërore, për të mundësuar zbatimin dhe përfundimin sa më parë të ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 01/10/2020 15:20

    Selenicas dhe selenicare,qe kini takuar nr 1 te krimit e korrupsionit,ju lutem personalisht ne emer edhe te pasardhesve tuaj qe nuk kane ardhur ende ne jete: MEQENESE KINI TAKUAR TE SIPERMIN HOROSKOPI PARASHIKON JETEGJATESINE TUAJ DERI 140 VJEC,POR ME KUSHTIN QE PER KOHEN E MBETUR TE LANI DUART CDO DY ORE NE TERE NJEZETEKATER ORESHIN. ZOTI QOFTE ME JU SELENICAS E SELENICARE!

    Përgjigju
  • O tej: 01/10/2020 15:16

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?