Meta takim me Dukën: Të rinisë futbolli, është vaksina më e mirë për koronavirusin

7 Maj 2020, 12:06| Përditesimi: 7 Maj 2020, 12:11

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim presidentin e federatës shqiptare të futbollit Armando Duka për të folur për rinisjen e futbollit, të ndërprerë nga koronavirusi.

Meta ndryshe nga qeveria që po nguron të shprehet, thotë se futbolli duhet të rinisë, pasi sporti në përgjithësi është vaksina më e mirë për koronavirusin. Sipas Metës me protokollin e duhur sanitar, që tani është bërë gati nga federata, topi duhet të nisë të rrotullohet sërish.

"Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.
Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.
Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti,"-shkruan Meta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meta: 07/05/2020 14:23

    O Duka i krimit siç thoshte doktor vdekja Saliu.merru me Ramen se Rama eshte kryeministri qe vendos gjdo gjo jo ku hajduti floririt qe nuk e pyt kush o Duka.

    Përgjigju
  • A...Zh: 07/05/2020 12:42

    Per Liken eshte situata me e favorshme per te qene dakord me pretendimet/kerkesat e te gjitheve. Pse t'mos jete, pergjegjesine e vendimmarrjes e kane te tjeret. Dhe Likja vazhdon me propagande per cdo gje e ne cdo vakt te dites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?