Në një konferencë për mediet nga Shkodra kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror "që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria".
“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër."
I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtaret, Meta është shprehur se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarë të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë "të kapur" siç i quan ai.
“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen sot ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi ai.
Por gjatë konferencës në Shkodër, ai foli edhe për konventën e 27 Prillit, ku deklaroi se ka një program ambicioz me 5 shtylla kryesore të cilin do ta përqafojnë shqiptarët. Të shtunën e ardhshme Ilir Meta ka thirrur konventën kombëtare, ku do të bëjë veten President, e do t’i japë poste vetëm të besuarve të tij, duke larguar nga ekipi drejtues grupin Kryemadhi.
B.K//ReportTv.al
eshte me i mire dhe me i sakte nga LLalla kishit ju dhe saliu oo plere
PërgjigjuDomani nuk është llapaqën si puna jote,flet pak,por...,shkruan shumë.
PërgjigjuSkemë e lexueshme e konsumuar nga të korruptuar të akuzuar, sot të shpallur në kërkim!! Dumani "nuk di të flasë dy fjalë" por di të shkruajë dy rreshta kur të formulojë akuzën për Ty!!
Përgjigjuik shko o ilir e blej sapun se do te duhet ne burg...
PërgjigjuPo bën presion mo ilir apo të thuash kur të arrestohesh se arrestimi imi eshtë politik .
PërgjigjuMos e rruj fare. Veç kujdes nga Spaku o flori
PërgjigjuDuket ne foto sikur po flet nga burgu me dy police roje anash.