Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Meta si kryetar opozite, Basha si president

20 Shtator 2020, 16:34| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 16:36

  • Share

Ilir Meta duket shumë i shqetësuar me të drejtë nga drafti i Damian Gjiknurit për Kodin Zgjedhor, ndaj edhe po reagon përditë me ashpërsi.

Megjithëse si President e ka mbyllur historinë e tij me zgjedhjet, kur ka dekretuar 25 prillin, të vetmin rol që i ka caktuar kushtetuta. Më tepër se kaq nuk mund të bëjë, të paktën zyrtarisht.

Çudia është se Lulzim Basha nuk po ndihet fare dhe kuptohet qartë që është i relaksuar. Ndërkohë që i takon të jetë pala më e interesuar dhe personi më i vëmendshmëm për rregullat e lojës së 25 prillit.

Këtë qetësi, thua ta ketë vetëm nga sondazhet që e nxjerrin fitues plebishitar, apo ka ndonjë arsye më shumë?

Sepse sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike.

Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër, pas këtyre zgjedhjeve, të cilat Edi Rama i pilotoi fillimisht në një media të Ylli Ndroqit dhe pastaj u bënë popullore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?