Meta si Berisha: Nëse gjykata i jep PD-në Alibeajt konfirmohet se kemi shtet mafioz, më drejtues kreun e Meduzës Ramën! Do iu kthehet në boomerang

10 Janar 2023, 13:48| Përditesimi: 10 Janar 2023, 14:24

  • Share

 

Ilir Meta komentoi në Report Tv, çështjen e kontrollit të PD-së, pasi ende nuk ka një vendim, ku tha se nëse Gjykata vendos në favor të Enkelejd Alibeajt tregon se vendimet merren nga kreu i Meduzës, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama me gjuhën që përdor Berisha.

“Çështja më e parëndësishme. Pasi kandidatë janë publikë dhe të mbështetur anë e mbanë Shqipërisë. Nëse gjykata konfirmon që Shqipëria është një shtet mafioz ku vulën e cakton kreu i meduzës do jetë një boomerang për kreun e meduzës dhe ata që i shërbejnë atij dhe për vetë sistemin gjyqësor që është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria është kampione e korrupsionit jo vetëm në Europë, por edhe në botë”, tha Meta në Report Tv.


Lajmi kryesor:

'Vendoret', Meta për Report Tv: Nëse gjykata s’i jep PD-në Berishës tregon se jemi shtet mafioz! Alibeaj përballë? Nuk më intereson ç’bën ‘Rilindja’


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?