Ilir Meta

Meta: Shqipëria e para në Evropë për viktimat nga COVID-19, qeveria të ndali propagandën boshe dhe të hartojë një plan për menaxhimin e situatës

1 Shkurt 2021, 12:07| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 12:12

  • Share

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar të dhëna të cila sipas tij janë provë që në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Evropë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19.

Sipas Metës, ky fakt është tepër tronditës pasi është një dëshmi e qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesore, të mbrojtjes së jetës së njerëzve.

Presidenti përmes postimit të tij, i ka bërë thirrje qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afatgjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, pasi shifrat e të prekurve po rriten çdo ditë me ritme të larta dhe shqetësuese.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?