Meta: Rritja e borxhit mund të sjellë falimentimin ekonomik! Ka lojë të dyfishtë nga zyrtarë të lartë të shtetit

2 Tetor 2020, 13:23| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 15:19

  • Share

Në konferencën për mediat, Presidenti Ilir Meta u shpreh se rritja e borxhit të Shqipërisë rrezikon dhe falimentimin ekonomik. Gjithashtu ai ka shprehur shqetësimin e një loje të dyfishtë nga zyrtarë të qeverisë.

"I urojmë të shkuara Trump dhe bashkëshortes së tij. Nuk jam ekspert për tu përfshirë në çështje brenda Amerikës apo Europës. Jam këtu si kryetar i shtetit për të paralajmëruar për veprimtari kriminale të organizuar që shkatërron financat publike të shtetit por dhe të ardhurat e çdo familje. Rritja e borxhit që askush nuk e llogarit dot sot dhe gjithë këto parashikime të zymta nga institucionet ndërkombëtare. Krizës politike tërësisht artificiale. Mund të sjellë një falimentim ekonomik dhe financiar. Shqetësimi im është se janë shumë çështje të cilat mund të penalizojnë Shqipëri me shifra milarda eurosh dhe dollarë. Shqetësimi im është se ka një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë. Përfitojnë dhe nga kompania e cila merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit të cilit i zgjidhet kontrata, por njëkohësisht këta zyrtarë të korruptuar bashkëpunojnë edhe me investitorin që humbet kontratën me arbitrazh duke mos mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Ne shkojmë drejt një katastrofe financiare. Unë punoj me shkresa sepse di të ndaj atë që është shtetërore nga ajo që mund të jetë politike apo personale. Nëse dikush mendon që interesat personale do t'i vendos përpara interesave kombëtare duhet ta dijë që çdo firmë hidhet në kundërshtim me Kushtetutën me pasoja për financat e vendit mbetet dhe do mbajë përgjegjësi për veprimin e tij. Zotëria në fjalë ka komentuar pasi nuk firmos vetë, edhe në qeveri edhe në Parlament. Çdo zyrtar në këtë shtet që nga Presidenti duhet ta dijë që për çdo gjë që firmos do mbajë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë. Shqetësimi im nuk është fushata zgjedhore, por kjo situatë pa asnjë lloj përgjegjshmërie bën atë që shpopullohet. Nga Shqipëria, në 1000 mijë banorë largohen 12  persona ndërsa në Kosovë 3.3 persona" - tha Meta.


Lajmi kryesor:

'Me lista të hapura Rama s’del deputet'/ Meta: Po humbasim miliona lekë në Arbitrazh për faj të tij! Kryeministri: E pavërtetë! Po punojmë për t’i zmbrapsur këto vendime


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?