Një ditë pasi la postin e presidentit të Republikës, të cilin e mori Bajram Begaj, ndërsa mëngjesin e së hënës, ai ka shkuar menjëherë në selinë e LSI-së. Meta do të marrë pjesë edhe në Konventën e partisë që ai krijoi, e cila pritet të mbahet pasditen e sotme.
Meta ka publikuar një foto me ambasadorin Agim Nesho dhe me këshilltarin e tij Tedi Blushi me të cilët ka konsumuar kafen e mëngjesit. Në postimin e tij në facebook, Meta shkruan se tashmë është koha për veprim.
'I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re.'- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
LSI mban Konventën, Meta rimerr kartën e anëtarësisë: Partia e Referendumit po na pret, 'shpata e Demokleut' mbi tradhtarët
M.Q./ReportTv.al