Ilir Meta dhe Edi Rama

Meta publikon videon e vjetër, 'justifikon' koalicionin me PS: Për ata që më pyesin, isha unë që e detyrova kryemashtruesin të votonte në Kuvend këto 3 ligje

12 Tetor 2020, 17:16| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:42

  • Share

Presidenti Ilir Meta, po "mundohet" të justifikojë koalicionin e tij me PS në vitin 2013, duke thënë se e ka bërë që të votoheshin 3 ligje.

Ai ka publikuar një pjesë nga fjala e tij e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku thotë se ka bërë thirrje publike të votoheshin Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, të cilar sipas tij mbaheshin "peng" nga Rama.

"Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”, shkruan Meta.

Siç mundohet Meta të justifikohet, Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro, Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro, Reforma Parlamentare me 108 vota pro, kanë qenë arsyet pse ai ka bërë koalicion me Ramën.

"Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend: Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro; Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro; Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash", vijon presidenti më tej në postimin e tij.

Komento

Komente

  • O tej: 12/10/2020 19:28

    I Metmuti hajduti!

    Përgjigju
  • Sifi: 12/10/2020 19:20

    Ke te drejte zoti Meta te flasesh per koalicionin e 2013 ,pasi Rama u genjye nga ndermjetesit qe futet ju ,dhe mund te fitonte dhe nja 10 mandate me teper po te ishte vetem.Keshtu eshte kur han ngjalen me 1 Prill .LSI jote ishte ne minimumin e vet me ngjarjet 21 Janarit dhe videon e Priftit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?