Meta prezanton Lefter Maliqin: Është vullkan, ka një vendosmëri që vetëm me të Berishës krahasohet

23 Dhjetor 2022, 19:15| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 19:49

  • Share

 

Ilir Meta ka prezantuar sot Lefter Maliqin në Kuçovë, i cili do të kandidojë në zgjedhjet vendore 2023. Me batuta, Meta e krahasoi Maliqin me vullkan, ndërsa tha që është i vendosur që ta marrë këtë bashki për t’ua kthyer atë qytetarëve.

“Lefteri është vullkan, edhe kryetar komune ka bërë gjithçka për tu dëgjuar zëri, për të zhvilluar atë zonë. Edhe në parlament, i vetmi që ishte Lefteri dhe njëkohësisht me këtë mundësi që po i jepni Lefterit, të jeni të sigurt që bashkia e Kuçovës mund të mos jetë në atë 10-shen e parë sa i takon popullsisë, por për tu dëgjuar zëri i Kuçovës do jetë e para. Ka një vendosmëri që vetëm me atë të Berishës krahasohet. Më tha sot ti bësh shumë të fala Lefterit dhe mezi po pres të shkoj në Kuçovë se unë mendoj se ka ardhur koha që Kuçova të tregojë qytetarinë e saj”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta prezanton në Kuçovë Maliqin: Kjo qeveri ka prioritet vetëm të ngrejë kulla, si fashistë nxjerrin qytetarët nga banesat


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?